Kryetari Shaqir Totaj priti sot autoren e librit “Zëri që nuk harrohet kurrë”, dedikuar gjyshes së saj, Medina Ramaj – Leka, së bashku me babanë e saj, autorin e librit “Xhemajl Rama – Uragan i lirisë”, Fikret Ramaj.
“Ata më dhuruan ekzemplarët e veprave të tyre, gjest që e vlerësoj dhe e çmoj shumë. Librat që trajtojnë historinë, kujtesën dhe vlerat tona kombëtare janë pasuri e rëndësishme për brezat e sotëm e ata që do të vijnë.
” – u shpreh Kryetari Totaj.