Kryetari Shaqir Totaj priti sot Drejtoreshën Menaxhuese të EBRD-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, me të cilët diskutoi për ecurinë e projektit të rritjes së efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike në Komunën e Prizrenit, investim me vlerë rreth 5 milionë euro.
Gjatë vizitës, delegacioni pa nga afër edhe punimet që po realizohen në SHFMU “Dëshmorët e Kabashit” në Korishë, një nga objektet e përfshira në këtë projekt të rëndësishëm.
Ky investim, që po zbatohet me mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), synon përmirësimin e kushteve për nxënësit, stafin dhe qytetarët si dhe rritjen e kursimit të energjisë sipas standardeve evropiane.