Kryetari Shaqir Totaj priti sot në takim z. Jason Steinbaum, ekspert amerikan i politikës së jashtme, me mbi tri dekada përvojë në Kongresin amerikan, i cili për shumë vite ka bashkëpunuar ngushtë me kongresistin Eliot Engel, mikun e dëshmuar të shqiptarëve.
Gjatë takimit diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, situatën politike dhe institucionale, sfidat e vendit dhe perspektivën e tij si dhe për zhvillimet në rajon.
Steinbaum, ish-Drejtor i Stafit në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së dhe njohës i çështjeve të Ballkanit, ndau përvojën dhe këndvështrimet e tij për zhvillimet në vendin tonë.
“E vlerësoj këtë takim dhe shkëmbimin e hapur të pikëpamjeve” – theksoi Kryetari Totaj.







