Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në sesionin informues për rekrutimin e të rinjve në Forcat e Sigurisë së Kosovës, të organizuar me qëllim të informimit dhe inkurajimit të të rinjve për t’iu bashkuar FSK-së.
Në këtë aktivitet, ku të pranishëm ishin edhe Zëvendësministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Enis Kervan, Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Furkan Bütüç, përfaqësuesi i FSK-së dhe përfaqësuesja e Ekipit të Këshillimit dhe Kontaktit të NATO-s (NALT), u prezantuan mundësitë që ofron FSK-ja për zhvillim profesional dhe shërbim ndaj vendit.
“Rëndësia e angazhimit të të rinjve në institucionet e sigurisë është e veçantë, ndërkaq i ftova të gjithë të interesuarit që të aplikojnë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e një të ardhmeje më të sigurt për vendin” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.
Bëhu ushtar i Kosovës! Apliko tani!
https://rekrutimi.fsk-rks.org/Apply
038-555584-5690 / 038-555584-5691