Në kuadër të Muajit të Rinisë, Komuna e Prizrenit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe OJQ-në ISDY, zhvilluan sesion informues për Kartën Rinore Evropiane në Kosovë, ku të rinjtë nga Këshilli i Nxënësve dhe Parlamenti Studentor i Prizrenit u informuan për mundësitë, përfitimet dhe shërbimet që ofron kjo kartë, ndërsa të pranishmit patën mundësinë ta dëgjojmë nga afër edhe zërin e tyre, nevojat dhe sfidat me të cilat përballen.
“Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, organizatave rinore dhe të rinjve është thelbësor për krijimin e më shumë mundësive për ta. Rinia është forcë dhe pjesë e rëndësishme e zhvillimit të Prizrenit. Do të vazhdojmë të investojmë në informimin, përfshirjen dhe zhvillimin e saj” – u shpreh Kryetari Shaqir Totaj.