Kryetari Shaqir Totaj priti sot grupin e të rinjve të diasporës shqiptare që po marrin pjesë në programin OriginAL, një iniciativë që forcon lidhjet e gjeneratave të reja me atdheun, historinë dhe kulturën shqiptare.
Gjatë takimit, Kryetari Totaj i njoftoi mysafirët për historinë, trashëgiminë kulturore dhe potencialin zhvillimor të Prizrenit, duke i inkurajuar që t’i ruajnë dhe kultivojnë lidhjet me vendin e origjinës.
“OriginAL” është program i pavarur, që ka nisur në vitin 2022 nga organizata “Germin” dhe Fondacioni “Global Albanians Foundation”, me synim të ndryshimit të mënyrës se si brezat e rinj të diasporës sonë i perceptojnë vendet e rrënjëve familjare.