Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në kremtimin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të organizuar nga Këndi Amerikan në Prizren.
Ashtu si çdo vit, festa u hap me simbolikën e hedhjes së topit të bejsbollit, që është traditë amerikane dhe shënon fillimin zyrtar të kësaj ngjarjeje festive.
Me këtë rast, Kryetari Totaj falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe theksoi se miqësia ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës është e fortë dhe e përhershme.
“Përgëzoj Këndin Amerikan në Prizren për organizimin e kësaj ngjarjeje tradicionale, e cila promovon dhe forcon vlerat e përbashkëta që na bashkojnë” – theksoi Kryetari Totaj.