Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal u mbajt sot takimi i parë publik me qytetarët, ku Kryetari Shaqir Totaj prezantoi raportin e punës së Komunës së Prizrenit për periudhën janar–qershor 2026.
Në hapje të takimit, Kryetari Totaj falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe theksoi se qytetaria aktive e bashkëpunimi me institucionet janë thelbësore për një qeverisje transparente dhe zhvillimin e komunës sonë.
Së bashku me drejtorët komunalë, Kryetari Totaj iu përgjigj pyetjeve dhe interesimeve të qytetarëve mbi çështje të ndryshme.
Raportin mund ta gjeni në këtë vegëz:
Takimi u transmetua drejtpërdrejt dhe mund ta ndiqni në vegëzën më poshtë: https://www.facebook.com/share/v/1VE9wbnCnS/
https://www.facebook.com/share/v/1VE9wbnCnS/