Kryetari Shaqir Totaj: “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë shumëvjeçar, Hasan R. Ljaic.
Ishte një prej zyrtarëve që dha kontribut të vazhdueshëm për qytetarët në Komunën e Prizrenit, duke shërbyer me përkushtim dhe përgjegjësi në kryerjen e detyrave administrative të komunës.
Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, kolegët, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën.
U prehtë në paqe!”