Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, vizituan sot fermerin Isen Islamaj në lagjen “Bajram Curri”, i cili falë punës së palodhshme dhe mbështetjes nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po arrin rezultate të shkëlqyera në kultivimin e boronicave dhe dredhëzave.
“Shembujt si Iseni dëshmojnë potencialin e madh që ka bujqësia në Komunën e Prizrenit dhe rëndësinë e përkrahjes së vazhdueshme të fermerëve tanë punëtorë” – theksoi ndër të tjera Kryetari Totaj.