Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me përfaqësuesit e GIZ Kosovës, zhvilluan takim pune me përfaqësuesit e dy kompanive të angazhuara, të cilët prezantuan gjetjet dhe propozimet e Masterplanit për Hapësira Publike në Komunën e Prizrenit, tashmë në fazën përfundimtare.
Diskutuan gjithashtu për projektin e ndërhyrjes urbane në zonën e Parkut dhe Amfiteatrit, me synim krijimin e hapësirave më funksionale, atraktive dhe në shërbim të qytetarëve.
“Vazhdojmë të punojmë për një Prizren me më shumë gjelbërim, hapësira publike cilësore dhe kushte më të mira për jetesë” – u shpreh Kryetari Totaj.