Së bashku me Nënkryetarin Kujtim Gashi, morëm pjesë sot në ceremoninë përmbyllëse të gjeneratës së parë të “Data Science Bootcamp”, organizuar nga Makerspace Innovation Center Prizren.
Ky program, i përmbyllur me Hackathon-in dhe ceremoninë e certifikimit, dëshmon potencialin dhe përkushtimin e të rinjve tanë në fushën e teknologjisë, inovacionit dhe aftësive digjitale.
Mbështetja e iniciativave të tilla është investim në të ardhmen e të rinjve dhe në krijimin e një ekosistemi të qëndrueshëm të inovacionit në Prizren.























