Kryetari Shaqir Totaj priti sot alpinisten e njohur, Uta Ibrahimi, me të cilën bisedoi për organizimin e edicionit të sivjetmë të High Scardus Ultra, garës ndërkombëtare të vrapimit malor ultra-trail që do të mbahet më 5 shtator në Malet e Sharrit, duke lidhur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo garë, e para ndërkufitare e këtij lloji në Ballkan, ka shndërruar Malet e Sharrit në destinacion të rëndësishëm për sportin e aventurës dhe turizmin malor, ku do të marrin pjesë vrapues nga më shumë se 15 shtete.
“Rikonfirmova mbështetjen e Komunës së Prizrenit për këtë ngjarje të veçantë, e cila promovon Prizrenin dhe bukuritë e Sharrit në arenën ndërkombëtare. Uroj që edhe ky edicion të jetë një tjetër histori suksesi” – u shpreh Kryetari Totaj.