Në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore, u shënua sot ditëlindja dhe pensionimi i kolegut, Avni Ademaj, me ç’rast Kryetari Shaqir Totaj e falënderoi për përkushtimin dhe kontributin e tij shumëvjeçar në Komunën e Prizrenit. “I shprehim mirënjohje për punën e palodhshme ndër vite dhe i urojmë shëndet të mirë, lumturi, mbarësi dhe vite të qeta e të begata në pension” – u shpreh Kryetari Totaj.