Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sonte në premierën e filmit “Sakrifica”, në Cineplexx Prizren, ku takoi nga afër ekipin realizues të këtij filmi.
Një histori prekëse nga lufta e Kosovës e vitit 1999, që sjell në ekran sakrificën e një familjeje shqiptare dhe kujtesën e një periudhe që nuk duhet harruar.
“Përgëzime të gjithë ekipit, veçanërisht Halil dhe Merita Budakovës. Një vlerësim të veçantë për Halilin, artistin që flet pak, por punon shumë, e që në këtë film interpreton rolin e ushtarit të UÇK-së. Ju uroj suksese dhe sa më shumë filma të tillë që ruajnë historinë, kujtesën dhe sakrificën tonë kombëtare” – u shpreh Kryetari Totaj































