Kryetari Shaqir Totaj bëri sot hapjen solemne të Kampionatit të Pingpongut Kosovë–Shqipëri, një aktivitet sportiv që dëshmon edhe një herë lidhjen e veçantë mes sportistëve tanë dhe bashkëpunimin ndërmjet vendeve tona.
“Sporti na bashkon përtej kufijve, promovon miqësinë, respektin dhe garën e ndershme. U uroj të gjithë garuesve suksese!” – theksoi Kryetari Totaj.


