Sot, në Ditën e të Pagjeturve nga lufta e fundit në Kosovë, u përurua Kompleksi Memorial në Krushë të Vogël, në kujtim të 113 martirëve, prej të cilëve 60 vazhdojnë të jenë të zhdukur prej 27 vitesh.
“Me nderim të thellë kujtojmë sakrificën e popullatës civile që dha gjithçka për lirinë e vendit tonë. Historia nuk shuhet. Lavdi e përjetshme!” – u shpreh Kryetari Shaqir Totaj.