Sot, në QKMF-në e Prizrenit, Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me përfaqësues të Institutit të Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale (IEJL-PShS) dhe atyre të Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve në Kosovë (PRAK), zhvilluan një aktivitet kushtuar shëndetit të nënës e fëmijës dhe rëndësisë së vaksinimit.
Me respekt të veçantë u nderuan profesionistët shëndetësorë Dr. Naxhije Paqarizi, Dr. Zyber Rizanaj dhe znj. Hanife Hoxha, për kontributin e tyre shumëvjeçar në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve dhe qytetarëve të Prizrenit.
Me mirënjohje të veçantë u nderua edhe Ekipi i Njësisë së Vaksinimit në QKMF Prizren, për përkushtimin dhe punën e vazhdueshme në mbrojtjen e shëndetit publik.
“Kontributi i tyre është pjesë e historisë së shëndetësisë së Prizrenit dhe shembull i përkushtimit profesional në shërbim të qytetarëve” – u shpreh Kryetari Totaj.