Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në konferencën përmbyllëse të “Javës së Gruas 2026”, të organizuar nga NDI Kosovë, ku kontribuoi si panelist në diskutimin me temën “Forcimi i Koordinimit për Qeverisje të Përgjegjshme Gjinore: Çfarë vjen më pas?”
Me këtë rast Kryetari Totaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit më të fuqishëm ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, për politika më të mira, më shumë llogaridhënie, shërbime më cilësore dhe pjesëmarrje më të madhe të grave në vendimmarrje.
“Barazia gjinore dhe fuqizimi i grave nuk janë vetëm çështje sociale, por pjesë e domosdoshme e një qeverisjeje moderne, të drejtë dhe të përgjegjshme. Faleminderit NDI Kosovë dhe partnerëve për organizimin dhe përkushtimin e vazhdueshëm në këtë drejtim” – u shpreh Kryetari Totaj.