Kryetari Shaqir Totaj zhvilloi sot takim me Kryetarin e Federatës së Çiklizmit të Kosovës, Avni Nuha, anëtarin e bordit të Federatës, Berk Kyçyk, si dhe përfaqësuesit e Klubit të Çiklizmit “Pro Bike Prizren”, Agon Hukallo dhe Mustafa Mani, me të cilët diskutoi për organizimin e Kupës Ndërkombëtare Ballkanike të Çiklizmit 2026, që do të mbahet më 5–7 qershor në Kosovë.
Një nga etapat e kësaj gare prestigjioze pritet të zhvillohet në Prizren, duke e vendosur qytetin në hartën e ngjarjeve ndërkombëtare të çiklizmit.
“Shpreha gatishmërinë e plotë për mbështetje institucionale dhe e vlerësoj këtë organizim si mundësi të rëndësishme për promovimin e sportit, turizmit dhe imazhit ndërkombëtar të Prizrenit e Kosovës” – potencoi Kryetari Totaj.