Në prag të fillimit të edicionit të pestë të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove me Skena të Hapura “PrizrenFest”, Kryetari Shaqir Totaj priti sot Shkelzen Veselin dhe Adrian Morinën, me të cilët koordinoi aktivitetet dhe organizimin në terren për mbarëvajtjen e festivalit.
PrizrenFest 2026 fillon më 21 korrik dhe tashmë është shndërruar në një nga ngjarjet më të rëndësishme e më të bukura kulturore që organizohen në qytetin tonë.