Kryetari Shaqir Totaj priti në takim Dr. Kurt Preston nga Instituti “Bob Dole” për Politika në Universitetin e Kansasit të SHBA-ve, i cili fillimisht përcolli përshëndetjet e Drejtoreshës Audrey Coleman, me të cilën Kryetari Totaj është takuar vitin e kaluar.
Gjatë takimit diskutuan për mundësitë e ndërtimit të bashkëpunimeve të reja ndërinstitucionale, me synim forcimin e lidhjeve dhe shkëmbimin e përvojave mes institucioneve tona.
Kryetari Totaj tha se bashkëpunimi me institucionet amerikane mbetet vlerë e rëndësishme për Prizrenin dhe për zhvillimin e tij të mëtejshëm.