Kryetari Shaqir Totaj priti në takim lamtumirës Komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it (RC-W), Kolonelin Federico Mora, i cili këtë muaj përfundon misionin e tij në Kosovë.
Me këtë rast, Kryetari Totaj e falënderoi për kontributin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërinstitucional gjatë mandatit të tij si dhe shprehu mirënjohjen për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të KFOR-it në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vend.
Kolonelit Mora Kryetari Totaj i uroi suksese të mëtejshme në angazhimet e tij të ardhshme.