Kryetari Shaqir Totaj priti sot shefen e UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko dhe ekipin e saj, që në bashkëpunim me OJQ “THY” e me financimin e Agjencisë Austriake për Zhvillim (ADA), kanë organizuar punëtorinë 3-ditore “Podium”, në të cilën po marrin pjesë 75 të rinj nga Komuna e Prizrenit, ku një numër i konsiderueshëm i tyre janë nga komunitetet jo shumicë dhe persona me nevoja të veçanta.
Gjithashtu, Kryetari Totaj mori pjesë në hapjen zyrtare të punëtorisë në ITP Prizren, që po zhvillohet për herë të parë në Prizren, derisa 12 nga 15 grupet pjesëmarrëse do të përfitojnë mbështetje financiare prej 500 eurove për realizimin e kampanjave të tyre që adresojnë problemet me të cilat përballen në komunitet.”Komuna e Prizrenit mbetet e përkushtuar për krijimin e klimës adekuate për zhvillimin e të rinjve tanë, pa dallim” – u shpreh Kryetari Totaj.