Me kënaqësi prita sot përfaqësuesit e Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj dhe Festim Gërguri, me ç’rast diskutuam për nismën legjislative qytetare për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Gjatë takimit u informova për ecurinë e nismës, procesin e mbledhjes së nënshkrimeve dhe aktivitetet e zhvilluara deri më tani.
E vlerësoj këtë nismë dhe angazhimin e IKD-së në promovimin e drejtësisë dhe forcimin e mekanizmave qytetarë për adresimin e çështjeve me interes publik.