Kryetari Shaqir Totaj sot bëri shpërndarjen e kartelave për udhëtim falas me autobusët urbanë në Drejtorinë Komunale të Arsimit për punëtorët e arsimit e nxënësit si dhe në Drejtorinë e Administratës për shërbyesit civilë.
Ky program i Komunës së Prizrenit synon lehtësimin e përditshmërisë së qytetarëve, mbështetjen e kategorive të ndryshme dhe promovimin e transportit publik.
“Vazhdojmë të investojmë në politika që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë!” – theksoi ndër të tjera Kryetari Totaj.