Kryetari Shaqir Totaj vizitoi sot Zyrën e Këshillit për të Drejtat e Pacientëve në QMF 1, ku u njoftua nga afër me punën dhe angazhimin e tyre në mbrojtjen e të drejtave të pacientëve në komunën tonë. Kryetari Totaj vlerësoi përkushtimin e Këshillit në ofrimin e mbështetjes për pacientët dhe ritheksoi gatishmërinë e Komunës së Prizrenit për ta vazhduar bashkëpunimin dhe përkrahjen ndaj iniciativave që kontribuojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe respektimin e të drejtave të çdo qytetari.