Drejtoria Komunale e Inspektorateve ka ndërmarrë sot aksion për lirimin e hapësirave publike nga lokalet që ekspozojnë mallra jashtë ambienteve afariste pa leje përkatëse, me qëllim rikthimin e hapësirave publike për përdorim të lirë dhe sigurim të qasjes së papenguar për qytetarët. Komuna e Prizrenit paralajmëron se, në rast mosrespektimi të rregullave komunale, pronarët do të përballen me gjoba dhe konfiskim të mallrave, ndërsa të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga vetë bizneset.