Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit është mbajtur sot konsultim publik me qytetarë për Projekt-Planin e Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit në Shkollë 2026-2028. Gjatë këtij takimi është diskutuar rëndësia e parandalimit të braktisjes së shkollimit dhe e identifikimit të fëmijëve që nuk janë të regjistruar në shkollë, me qëllim të krijimit të mundësive të barabarta për qasje në arsim për të gjithë fëmijët.
Ky dokument është në konsultim publik nga data 5 tetor 2026 deri më 20 tetor 2026. Qytetarët, si dhe të gjithë të interesuarit, mund t’i dërgojnë komentet dhe sugjerimet e tyre deri më 20 tetor 2026, në orën 10:00, në adresat elektronike:
Komentet mund të dorëzohen edhe në formë fizike në adresën: Rr. “Adem Jashari” Nr. 275, Prizren 20000-Shtëpia e Bardhë.
Projekt-Plani dhe dokumentet përcjellëse mund të gjenden në:
- Uebfaqja zyrtare e Komunës së Prizrenit-Planet në konsultim publik: https://prizren.rks-gov.net/konsultimet-publike/?tax=planet-ne-konsultim-publik