Udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi, në prani të anëtarëve të Kuvendit si dhe monitoruesve e mediave, u mbajt mbledhja e jashtëzakonshme, ku, pas diskutimeve dhe propozimeve nga ana e anëtarëve të Kuvendit të Komunës, me 24 vota për, u miratua pika e rendit të ditës “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për transferimin dhe ndryshimin e ndarjeve buxhetore në kategorinë ekonomike paga dhe shtesa për vitin fiskal 2026”.




