E udhëhequr nga Kryesuesja e Komitetit për Komunitete, Sevilay Igci Hapçi, u mbajt mbledhja e rregullt e këtij komiteti.
Në prani të anëtarëve të Komitetit për Komunitete, përfaqësuesve të shoqërisë civile, përfaqësuesve të zyrës së UNMIK-ut në Prizren e Pejë dhe OSBE-së, u bë shqyrtimi i përmbledhjes së raportit vjetor 2025 të Zyrës për Komunitete dhe Kthim; prezantimi i aktiviteteve kryesore dhe i të arriturave gjatë vitit 2025; diskutim mbi sfidat me të cilat është përballur kjo zyrë gjatë vitit raportues dhe rekomandimet për avancimin e punës.