Kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi, në prani të anëtarëve të Kuvendit dhe monitoruesve e mediave, u mbajt sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.
Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan dhe miratuan këto pika të cilat i ka rekomanduar Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF):
- Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së rregullt të datës 26 shkurt vazhduar më 27 shkurt 2026 dhe mbledhjes solemne të datës 05 mars 2026;
- Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
- Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve të tejkaluara dhe të pashpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2025 në vitin 2026;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit Nr.001-011-25151 të datës 26.02.2026 për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026, sipas kërkesës së MAPL-së;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit përzgjedhës (DKA);
- Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-planit të veprimit për transparencë 2026-2030, sipas kërkesës së MAPL-së;
- Raporti financiar për periudhën janar-mars 2026;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve të ndërmarrjes publike lokale “Stacioni i Autobusëve” Sh.A. Prizren, sipas kërkesës së ME-së;
- Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit Komunal të Aksionarëve të ndërmarrjes publike lokale KRM “Eko Regjioni” Sh.A. Prizren, sipas kërkesës së ME-së;