Kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit, Simir Krasniqi, në prani të anëtarëve të Kuvendit dhe monitoruesve e mediave, u mbajt sot mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit.Gjatë kësaj mbledhjeje u shqyrtuan dhe miratuan këto pika të cilat i ka rekomanduar Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF):1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së rregullt të datës 30 mars 2026;2. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;3. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për subvencionimin e transportit urban;5. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-rregullores për menaxhimin e mbeturinave në Komunën e Prizrenit;6. Shqyrtimi dhe miratimi i projekt-planit komunal për ri integrim të qëndrueshëm të personave të riatdhesuar dhe integrimin e të huajve në Komunën e Prizrenit 2026-2028;7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e grupit punues për hartimin e Rregullores së Punës së Kuvendit të Komunës së Prizrenit;8. Informatë mbi gjendjen e barazisë gjinore dhe realizimin e objektivave të strategjisë komunale për Barazi Gjinore 2024–2026 në Komunën e Prizrenit;9. Propozim-vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr.001/011-52028 i datës 30 prill 2026, për bartjen e mjeteve të tejkaluara dhe të pashpenzuara nga të hyrat vetanake të vitit 2025 në vitin 2026.