Sot u mbajt punëtoria për hartimin e Plani Zhvillimor Komunal të Prizrenit, ku u mblodhën ekspertë dhe autoritete qendrore e lokale për t’i diskutuar strategjitë e zhvillimit të qytetit.
Pjesëmarrësit kontribuan me ide dhe sugjerime për përmirësimin e infrastrukturës, arsimimit dhe shërbimeve për komunitetin, plan që ka për qëllim krijimin e mundësive për një Prizren më të zhvilluar.
Ky proces ka për qëllim të jetë sa më transparent dhe t’i përfshijë të gjithë akterët që kanë ndikim në rregullimin e jetës së qytetarëve.