Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Simir Krasniqi, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për mbledhjen solemne kushtuar 12 Qershorit – Ditës së Çlirimit të Prizrenit, e cila do të mbahet më 12 qershor 2026 (e premte).
Mbledhja do të mbahet në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal, në “Shtëpinë e Bardhë”, në orën 09:00.
Ftesën zyrtare mund ta gjeni në këtë vegëz: https://prizren.rks-gov.net/wp-content/uploads/2026/06/Ftese-per-mbledhjen-Solemne-12-qershor-2026-dhe-agjenda-e-aktiviteteve-per-festat-e-qershort-ne-Komunen-e-Prizrenit.pdf