Festat e fundvitit karakterizohen nga energjia pozitive dhe shkëmbimi i mirënjohjeve për njëri-tjetrin.
Sonte, Komuna e Prizrenit, respektivisht Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në një ceremoni solemne, nderoi “Laureatët e vitit 2023” duke ndarë çmime në shenjë respekti e mirënjohjeje për të arriturat e tyre brenda dhe jashtë vendit gjatë këtij viti si dhe ndikimin që kishin në motivimin e komunitetit.
“Qëllimet dhe sukseset do t’i arrijmë së bashku edhe vitin e ardhshëm!” – u shpreh me këtë rast Kryetari Shaqir Totaj.