Në 28-vjetorin e rënies heroike, Kryetari Shaqir Totaj nderoi sot me respekt e përulësi jetën dhe veprën e dëshmorit Remzi Ademaj – Komandant Petriti.
Së bashku me familjarët, bashkëluftëtarët, përfaqësuesit e institucioneve, shoqatat e dala nga lufta, zyrtarë të ekzekutivit dhe qytetarë, Kryetari Totaj bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë dhe te Lapidari i tij në Nashec, në vendin ku Komandant Petriti ra heroikisht në vitin 1998.
“Remzi Ademaj mbetet një nga figurat emblematike të luftës së drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, simbol i sakrificës dhe i përkushtimit për lirinë e vendit. Lavdi e përjetshme Remzi Ademajt, të gjithë dëshmorëve e martirëve të lirisë dhe mirënjohje përherë për heronjtë e gjallë!” – u shpreh Kryetari Totaj.