Në kuadër të masave për parandalimin e përmbytjeve, në fshatin Piranë po vazhdon pastrimi dhe hapja e kanalit kullues, i cili ka rëndësi të veçantë në largimin e ujërave dhe parandalimin e përmbytjeve.
Zona e Piranës dhe e Përdrenisë njihet për përmbytje, veçanërisht gjatë reshjeve të dendura, për shkak të grumbullimit të ujërave dhe nevojës për mirëmbajtjen dhe pastrimin e kanaleve kulluese.
Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Nderim Kadriaj, po i përcjell nga afër punimet në Piranë, duke u siguruar që ndërhyrjet në terren të realizohen në kohën e duhur.
Do të ndërhyjmë edhe në fshatrat e tjera dhe në çdo zonë ku ka nevojë, me qëllim që të parandalojmë përmbytjet dhe të mbrojmë tokat bujqësore dhe shtëpitë e qytetarëve.