Në 27-vjetorin e operacionit “Shigjeta” të UÇK-së, sot në Shtëpinë e Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren u mbajt ceremoni përkujtimore për këtë betejë, një nga më të rëndësishmet e luftës çlirimtare.
Operacioni “Shigjeta”, i nisur më 26 maj 1999, në koordinim me Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së, mobilizoi edhe mijëra vajza e djem nga diaspora shqiptare, të cilët iu bashkuan luftës për lirinë e Kosovës, dhe i dhanë grushtin vendimtar forcave kriminale të regjimit serb.
Me respekt e krenari u përkujtua sakrifica e dëshmorëve dhe e gjithë luftëtarëve të UÇK-së që kontribuuan për çlirimin e vendit.
Lavdi e përjetshme!