Njoftim për organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Planin Komunal për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar
Të dashur qytetarë/e,
Komuna e Prizrenit përmes grupit punues për hartimin e Planit Komunal për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643, Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr.04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna dhe Rregulloren 01/2025 për Transparencë në Komunën e Prizrenit, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt Planin Komunal për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 27.04.2026 deri me datën: 12.05.2026 ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 07.05.2026, në sallën e Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë), me fillim në ora 10:00.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 12.05.2026 në ora 10:00, në emailat e zyrtarëve: Islam.Elshani@rks-gov.net , Adelina.Hoxhaj@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net , si dhe ne formë fizike në këtë adrës: Rruga Adem Jashari Nr 275 Prizren 20000 (Shtëpia e Bardhë).
Për më shumë detaje për Projekt Planin Komunal për Riintegrim të Qëndrueshëm të Personave të Riatdhesuar, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Uebfaqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:
Uebfaqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:
https://prizren.rks-gov.net/konsultimet-publike/?tax=planet-ne-konsultim-publik
Platformën për Konsultime Publike:
https://prizren.rks-gov.net/konsultimet-publike/
Facebook:
https://www.facebook.com/kkprizren
Memorandumi shpjegues për rregulloren:
https://prizren.rks-gov.net/konsultimet-publike/?tax=memorandume-shpjeguse