Të dashur qytetarë/e,
Komuna e Prizrenit, përmes Grupit Punues për hartimin e Projekt-Planit të Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit në Shkollë 2026-2028, në përputhje me Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit Nr. 01/011-5643, Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr. 04/2023 për Administratë të Hapur në Komuna dhe Rregulloren Nr. 01/2025 për Transparencë në Komunën e Prizrenit bën këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Projekt-Plani i Veprimit Kundër Braktisjes dhe Mosregjistrimit në Shkollë 2026-2028
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 05.10.2026 deri me datën: 20.10.2026 ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 13.10.2026, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë), me fillim në ora 10:00.
Komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen deri më 20.10.2026, në ora 10:00, në adresat elektronike:
Komentet mund të dorëzohen edhe në formë fizike në adresën: Rr. “Adem Jashari” Nr. 275, Prizren 20000-Shtëpia e Bardhë.
Projekt-Plani dhe dokumentet përcjellëse mund të gjenden në:
- Uebfaqja zyrtare e Komunës së Prizrenit-Planet në konsultim publik: https://prizren.rks-gov.net/konsultimet-publike/?tax=planet-ne-konsultim-publik
- Platforma për Konsultime Publike: https://prizren.rks-gov.net/konsultimet-publike/
- Memorandumi shpjegues për Projekt-Planin:https://prizren.rks-gov.net/konsultimet-publike/?tax=memorandume-shpjeguse
- Faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit në Facebook: https://www.facebook.com/kkprizren