Komuna e Prizrenit, përmes Sektorit të Mjedisit dhe Menaxhimit të Mbeturinave, njofton se nga 1–7 MAJ 2026 organizohet Aksioni Pranveror për mbledhjen e mbeturinave të vëllimshme.
- Mobilie të vjetra
- Pajisje shtëpiake të papërdorshme
- Dyshekë, tepihë dhe mbeturina të tjera të vëllimshme
Shërbimi është pa pagesë
Organizohet vetëm dy herë në vit
Mbeturinat duhet të vendosen sipas orarit të caktuar të shërbimit të rregullt, para shtëpive ose në pikat më të afërta të grumbullimit.
Ky aksion synon ruajtjen e pastërtisë publike, parandalimin e deponive të egra dhe rritjen e vetëdijes qytetare për menaxhimin e duhur të mbeturinave.
Ju lusim të respektoni orarin e aksionit dhe të shfrytëzoni këtë shërbim falas.
Për një Prizren më të pastër, kontribuojmë të gjithë bashkë!