Të nderuar qytetarë,
Përmes këtij njoftimi ju informojmë se pas tërmetit me epiqendër në territorin e Komunës së Prizrenit, për momentin nuk është raportuar asnjë incident. Situata është e qetë dhe po monitorohet vazhdimisht nga Drejtoria e Emergjencave dhe Sigurisë, në bashkëpunim me institucionet përkatëse.
Ju ftojmë që të mos bëni panik, të ruani qetësinë dhe të qëndroni vigjilentë. Të gjitha ekipet janë në gjendje të plotë gatishmërie për çdo nevojë apo raportim.
📞 Numra për kontakt emergjent:
• 112 – Qendra e Thirrjeve Emergjente
• 192 – Policia e Kosovës • 193 – Shërbimi i Zjarrfikësve
• 194 – Emergjenca MjekësoreJu faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin!