Të dashur qytetarë/e,
Komuna e Prizrenit përmes grupit punues për përgatitjen e Buxhetit të Komunës për vitin 2026, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040, për Vetëqeverisje Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643, Udhëzimi Administrativ (MAPL) Nr.04.2023 për Administratë të Hapur dhe Rregulloren 01/2025 për Transparencë në Komunën e Prizrenit, lëshon këtë:
NJOFTIM PUBLIK
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 28.05.2026 deri me datën: 11.06.2026, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 09.06.2026, në sallën mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) me fillim në ora 10:00. Ky konsultim organizohet nga Ekzekutivi i Komunës së Prizrenit.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri me datën 11.06.2026 në ora 16:00, në emailat e zyrtarëve: Lulzim.N.Sylejmani@rks-gov.net , Halil.Lika@rks-gov.net , Gjafer.Ponik@rks-gov.net , Haziz.Krasniqi@rks-gov.net , si dhe në formë fizike në këtë adresa: Rruga Adem Jashari Nr 275 Prizren 20000 (Shtëpia e Bardhë).
Për më shumë detaje, për organizimin e konsultimit publik për Qarkoren e Parë Buxhetore dhe KAB-in, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:
Ueb faqen zyrtare në rubrikën konsultim publik dhe financat
https://prizren.rks-gov.net/konsultimet-publike/ , https://prizren.rks-gov.net/financa/ dhe https://prizren.rks-gov.net/qarkorja-buxhetore/ :
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/consultations.php?InstitutionID=20528&OpenPage=0&ClosedPage=0
Facebook: