Sonte, ekipet e Eko Regjionit, të angazhuara nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, po punojnë edhe gjatë natës në Shadërvan dhe në zona të tjera të qytetit, për ta mbajtur Prizrenin të pastër.
Në këto ditë me më shumë turistë, mërgimtarë dhe vizitorë, angazhimi për një Prizren sa më të pastër, mikpritës dhe të bukur është edhe më i madh.
Pastërtia e qytetit është prioritet dhe përgjegjësi e përbashkët. Me pak më shumë kujdes nga secili prej nesh, e mbajmë Prizrenin ashtu siç e duam të gjithë.