Sot, në mënyrë simbolike, u shpërndanë kartelat për udhëtim falas me autobusët urbanë edhe në Shoqatën e Pensionistëve në Prizren.
Ky është vendim me rëndësi të veçantë sociale, përmes të cilit u lehtësojmë pensionistëve lëvizjen e përditshme, ua ulim shpenzimet dhe u mundësojmë qasje më të lehtë në transportin publik.
Respekti për gjeneratat që kontribuan për shoqërinë tonë dëshmohet edhe përmes veprave konkrete.
Pensionistët tanë meritojnë kujdes dhe mbështetje!























