Sot, në shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi, Kryetari Shaqir Totaj e falënderoi zyrtaren e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, me rastin e pensionimit të saj, për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e çmuar që ka dhënë ndër vite në shërbim të Komunës së Prizrenit.
“I urojmë znj. Paqarizi shëndet të mirë, pensionim të mbarë dhe shumë gëzim e çaste të lumtura pranë familjes së saj” – u shpreh me këtë rast Kryetari Totaj.