Kryetari Shaqir Totaj mori pjesë sot në takimin përmbyllës të aktiviteteve të organizuara gjatë Muajit Rozë, muajit të vetëdijesimit për kancerin e gjirit.
Kryetari Totaj shprehu mirënjohjen për QKMF-në në Prizren, profesionistët shëndetësorë dhe të gjithë pjesëmarrësit që kontribuuan në promovimin e shëndetit dhe ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm të kancerit të gjirit.
“Vetëdijesimi, kontrollet e rregullta dhe kujdesi për shëndetin janë hapa që mund të shpëtojnë jetë.Kujdesi për shëndetin e grave është përgjegjësi e përbashkët” – u shpreh Kryetari Totaj.