Ndriçimi publik në Prizren po përmirësohet çdo ditë!
Me angazhimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, kanë nisur ndërhyrjet për rregullimin dhe funksionalizimin e ndriçimit në disa prej lagjeve të qytetit.
Së fundmi, është rikthyer ndriçimi në zonën përreth Bajrakli Xhamisë si dhe në rrugët “Mehmet Pasha”, “Shefki Koqinaj”, “Ardian Zurnaxhiu” dhe “12 Qershori”, duke rritur kështu sigurinë dhe lehtësuar lëvizjen për qytetarët.
Punimet do të vazhdojnë edhe në zona të tjera, në mënyrë që çdo lagje të ketë ndriçim të rregullt dhe cilësor.
