Kryetari Shaqir Totaj, bashkë me Drejtorin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Memaj dhe kolegë, përuruan sot Shtëpinë për të Moshuar dhe Personat pa Përkujdesje Familjare në lagjen Dardania në Prizren, që është investim i rëndësishëm dhe dëshmon përkushtimin për ta ndërtuar një shoqëri më solidare dhe më gjithëpërfshirëse.
Ky institucion, që ka rëndësi të jashtëzakonshme, do të ofrojë kujdes, mbështetje dhe dinjitet për të moshuarit dhe personat pa përkujdesje familjare, që është një tjetër dëshmi e angazhimit për ta vendosur mirëqenien e qytetarëve në qendër të çdo investimi.